Emisioni sportiv “Favorit” ka qenë mjaft interaktiv mbrëmë, me tema interesante dhe me debate të shumta.
Arbër Avdyli ka qenë i zëshëm dhe në një moment ua tha në sy Avni Haxhiut e Agim Maliqit se po e mbrojnë verbërisht kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, shkruan “Gazeta Express”.
Analisti i “Favoritit” ua tha atyre troç se kur nuk është puna mirë, duhet ta thonë, e jo ta mbrojnë në çdo situatë kreun e FFK-së.
Më pas vazhdoi debati me dyshen Haxhiu e Maliqi që i mbrojtën tezat dhe mendimet e tyre.
Për ta parë emisionin Favorit në Youtube mund të klikoni më poshtë. /Gazeta Express/