Në emisionin sportiv “Favorit” në T7 mbrëmë u prekën shumë tema interesante, mbi të gjitha që kanë të bëjnë me Kombëtaren e Kosovës, e cila në këtë muaj kishte angazhime në Ligën e Kombeve.
Analisti i emisionit, Arbër Avdyli e pyeti nënkryetarin e Trepçës, Avni Haxhiu se përse po e mbron aq shumë kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, shkruan “Gazeta Express”.
“Po i mbyllni sytë para një njeriu që vendos vetë për gjithçka”, i tha Avdyli Haxhiut.
Ky i fundit u mundua ta mbrojë tezën dhe mendimin e tij, duke e hedhur poshtë akuzën që ia bëri gazetari dhe komentatori i njohur kosovar.
Për ta parë këtë debat dhe emisionin Favorit të plotë në Youtube mund të klikoni më poshtë. /Gazeta Express/