Avdyli ironizon me ‘Espresson 51%’ të Kurtit: Ia kemi marrë dorën me fitu zgjedhje me poezi e llafe, amo temë e rëndë me fol për ndonjë autostradë - Gazeta Express
string(142) "avdyli1-ironizon-me-espresson-51-te-kurtit-ia-kemi-marre-doren-me-fitu-zgjedhje-me-poezi-e-llafe-amo-teme-e-rende-me-fol-per-ndonje-autostrade"

Lajme

Gazeta Express

16/05/2026 18:38

Avdyli ironizon me ‘Espresson 51%’ të Kurtit: Ia kemi marrë dorën me fitu zgjedhje me poezi e llafe, amo temë e rëndë me fol për ndonjë autostradë

Lajme

Gazeta Express

16/05/2026 18:38

Haxhi Avdyli nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka ironizuar me Albin Kurtit me ‘’espresso 51%’’, duke thënë se kjo mund të shtohet por edhe të zvogëlohet.

Avdyli ka thënë edhe se, ‘’por që ndodh 51.1 kubik rrëshqitje dheu, të mbyllin  51% të autostradës “Ibrahim Rugova” , gati për një mandat, kjo askund në botë nuk ka ndodh’’.

Avdyli ka thënë edhe se, ‘’dorën ia kemi marrë’’ me fitu zgjedhje me poezi, llafe e espresso.

Postimi:

Espresso 51%, mund edhe të shtohet, edhe të zvogëlohet.

Por që ndodh 51.1 kubik rrëshqitje dheu, të mbyllin  51% të autostradës “Ibrahim Rugova” , gati për një mandat, kjo askund në botë nuk ka ndodh…

Për 700 ditë, me pas hjek një filxhan dhe çdo ditë, sot ajo autostradë do ishte plotësisht e kalueshme…

Bile për 6 vite edhe ndonjë autostradë e re mund te ndërtohej.

Nejse ajo është temë e prekshme, ne duam fore e llafe… Dhe espreso me 51%+

Për me fitu zgjedhje me poezi, llafe e esspreso, dorën ia kemi marrë, por me fol për ndonje autostradë të përfunduar a ndonje investim të madh , ajo është temë e rëndë për ne. Apo ata.

Dhe po i përmendem edhe njeherë pse ska  investime kapitale, ne do shpallemi tradhëtar.

Advertisement
Advertisement
Advertisement