E quajti ‘‘impulsiv’’, Avdyli-Gërvalles: GUXO drejt zhdukjes, kur tentove të hyje me forcë në takim të LDK'së, Osmani u solidarizua - Gazeta Express
string(123) "e-quajti1-impulsiv-avdyli-gervalles-guxo-drejt-zhdukjes-kur-tentove-te-hyje-me-force-ne-takim-te-ldkse-osmani-u-solidarizua"

Lajme

Gazeta Express

17/03/2026 12:29

E quajti ‘‘impulsiv’’, Avdyli-Gërvalles: GUXO drejt zhdukjes, kur tentove të hyje me forcë në takim të LDK’së, Osmani u solidarizua

Lajme

Gazeta Express

17/03/2026 12:29

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka reaguar publikisht ndaj zëvendëskryeministres dhe ministres së Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, duke sqaruar pozicionin e tij pas dorëheqjes nga funksionet në partinë Guxo.

Përmes një sqarimi publik, Avdyli ka theksuar se dorëheqja e tij nga funksionet partiake në Guxo nuk paraqet pengesë për të qenë pjesë e grupit parlamentar të Lëvizja Vetëvendosje deri në përfundim të mandatit.

Ai ka theksuar se në Kuvendin e Kosovës ekziston vetëm grupi parlamentar i Vetëvendosjes, dhe jo një grup i përbashkët VV-Guxo, duke shtuar se edhe deputetë të tjerë nuk kanë qenë anëtarë formalë të partive, por megjithatë janë pjesë e grupit parlamentar.

Avdyli ka rikujtuar edhe përvojat politike nga viti 2020, kur bashkë me presidenten Vjosa Osmani kishin votuar kundër rrëzimit të Qeverisë Kurti 1 dhe nuk kishin votuar Qeverinë Hoti, por kishin vazhduar të qëndronin në grupin parlamentar të LDK-së deri në zgjedhjet e vitit 2021.

Në reagimin e tij, ai ka folur edhe për krijimin e partisë Guxo, duke theksuar se ajo lindi si projekt politik nga përplasjet e kohës dhe se, sipas tij, aktualisht kjo parti po përballet me dobësim të strukturave të brendshme.

Deputeti ka ngritur shqetësime për, siç ka thënë, injorimin e strukturave të Guxo-s, mbylljen e zyrave dhe largimin e aktivistëve, duke paralajmëruar se projekti politik po shkon drejt shuarjes.

Ai ka shtuar se, nëse do të njoftohej nga grupi parlamentar se është i padëshiruar në takime, nuk do të tentonte të merrte pjesë me forcë, por ka shprehur bindjen se një situatë e tillë nuk do të ndodhë.

Në fund, Avdyli ka falënderuar gazetarët për interesimin, por ka kërkuar mirëkuptim për mospjesëmarrje në intervista dhe debate për një periudhë kohore.

Advertisement
Advertisement
Advertisement