Leon Avdullahu e zgjodhi përfundimisht Kombëtaren e Kosovës duke hequr dorë nga Zvicra.
E “Helvetikët” e kanë përjetuar rëndë këtë humbje, duke e konsideruar atë si një “shuplakë të rëndë” të Federatës Zvicerane e Futbollit, shkruan “Gazeta Express”.
E pas vendimit të yllit të Hoffenheimit ka reaguar edhe vetë Federata Zvicerane, e cila vërehet se është e dëshpëruar që ua ktheu shpinën deri dje përfaqësuesi U-21 i kësaj Kombëtareje.
“Leoni na informoi për vendimin e tij. Jemi të zhgënjyer që ai tash dëshiron ta ndjekë një rrugë tjetër. Ne i duam në Kombëtare vetëm ata lojtarë që identifikohen 100 për qind me vendin dhe kombin tonë”, u shpreh për mediat zvicerane Pierluigi Tami, drejtor i ekipit kombëtar të Zvicrës. /Gazeta Express