Dy futbollistë kosovarë kanë siguruar të ardhmen e tyre në Gjermani, duke rinovuar kontratat me TSG Hoffenheim deri në vitin 2031.
Sipas raportimeve të Sky Sport Germany, bëhet fjalë për mesfushorin Leon Avdullahu dhe mbrojtësin Albian Hajdari, të cilët kanë arritur marrëveshje të plota për vazhdimin e bashkëpunimit afatgjatë me klubin e Bundesligës.
Të dy lojtarët kanë nënshkruar kontratat e reja, ndërsa pagat e tyre janë përmirësuar si rezultat i paraqitjeve pozitive.
Një element i rëndësishëm në të dy marrëveshjet është mungesa e klauzolës së largimit, çka tregon qartë synimin e Hoffenheimit për të ruajtur stabilitetin dhe për të ndërtuar skuadrën rreth lojtarëve premtues.
Paraqitjet e mira të Avdullahut kanë tërhequr edhe vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane. Atlético Madrid dhe Atalanta po e ndjekin nga afër zhvillimin e tij, por klubi gjerman nuk pritet ta lejojë largimin e tij lehtë.