Ish-kryeministri, Avdullah Hoti, ka publikuar disa tabela, në të cilat ka paraqitur nivelin e importit nga Serbia në periudhën janar-maj 2024 dhe rritjen e importit në rreth 50 milionë euro në periudhën e njëjtë në vitin 2025.
Hoti ka thënë se për të njëjtën periudhë në vitin 2025, Kosova ka importuar nga Serbia 117 % më shumë.
“Duke pasur parasysh natyrën e mallrave që importohen nga Serbia, ka shumë gjasa që prodhimi vendor të jetë zvogëluar për shumën e rritur të importit nga Serbia”, ka shkruar Hoti.
Postimi i plotë:
Çfarë po ndodh me importet nga Serbia?
Në periudhën Janar-Maj 2025, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024, importi i mallrave në Kosovë nga Serbia është rritur me 117%.
Nga 42.08 mil. euro të importuara gjatë muajve Janar-Maj 2024, importet janë rritur në 91.37 mil. euro për muajt Janar-Maj 2025.
Duke pasur parasysh natyrën e mallrave që importohen nga Serbia, ka shumë gjasa që prodhimi vendor të jetë zvogëluar për shumën e rritur të importit nga Serbia.