Analistja, Zana Avdiu, ka thënë se edhe Albin Kurti rezervohet me 51% që të thotë se do bëjnë koalicion me PDK-në.
Ajo në “Presisng” të T7, tha se koalicion Përparim Rama me PDK-në nuk ishte i mirë.
Por, ajo lavdëroi mundësinë që Vjosa Osmani t’i bashkohet listës së LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit.
“Qytetarët duhet të shohin se kush në gjendje të i tejkalojë inatet politike, qëllimet politike të sëmura për pushtet”.
“Ky hapi që e bëri LDK-ja është një gjë shumë ë mirë, sepse i ofrohet votuesit kosovar një bllok e një alternativë”, ka thënë ajo. /Gazeta Express