Avdiu: I kemi kritiku ata që e bënë shtetin, s’paskemi të drejtë të kritikojmë futbollistët? Bullshit! - Gazeta Express
string(97) "avdiu-i-kemi-kritiku-ata-qe-e-bene-shtetin-spaskemi-te-drejte-te-kritikojme-futbollistet-bullshit"

Lajme

Gazeta Express

06/12/2022 12:20

Avdiu: I kemi kritiku ata që e bënë shtetin, s’paskemi të drejtë të kritikojmë futbollistët? Bullshit!

Lajme

Gazeta Express

06/12/2022 12:20

Zana Avdiu ka qenë temë në mediat kosovare, por deklaratat e saj për Granit Xhakën kanë bërë bujë edhe në mediat zvicerane, po ashtu edhe mediat serbe kanë shkruar për deklaratën e Avdiut.

Avdiu përmes një postimi në Facebook, ka thënë se askush nuk duhet të jenë imun ndaj kritikës.

Lexo Edhe:

Sipas saj, janë kritikuar edhe komandantët e luftës, ushtarët e UÇK-së, veteranët dhe lëvizjet paqësore për pavarësi.

Pyet se pse nuk paskemi të drejtë t’i kritikojmë futbollistët.

”I kemi kritiku komandantët e luftës,  kemi kritiku ushtarë që kanë luftu për liri. Kemi kritiku veteranë e invalidë të luftës. I kemi kritiku aktivistet e sistemit paralel të Lëvizjes Paqësore të viteve 90-ta. I kemi kritiku të burgosurit politikë. Pra ata që e kanë çlirua, pavarësua e ba këtë shtet. E nuk paskemi të drejtë të kritikojmë futbollistë? Bullshit“, ka shkruar ajo ndër tjerash në Facebook. /Express