AUV ndalon importin e 21,280 kg koncentrati për pije nga Holanda, ishte me afat të skaduar - Gazeta Express
string(88) "auv-ndalon-importin-e-21280-kg-koncentrati-per-pije-nga-holanda-ishte-me-afat-te-skaduar"

Lajme

Gazeta Express

26/02/2026 15:57

AUV ndalon importin e 21,280 kg koncentrati për pije nga Holanda, ishte me afat të skaduar

Lajme

Gazeta Express

26/02/2026 15:57

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka ndaluar importin e 21,280 kg koncentrat për pije me afat të skaduar

Në njoftim bëhet e ditur edhe se, kjo sasi ishe importuar në Kosovë nga kompania ProdalimBV, me seli në Vierhavensstraat 30, 3029 BE, Rotterdam, Holandë.

‘’ Pas kontrollit të dokumentacionit dhe inspektimit fizik të mallit nga Inspektorati Fito Sanitar, është konstatuar se koncentrati për pije kishte afat të skaduar dhe, si pasojë, është ndaluar hyrja e tij në Republikën e Kosovës’’, thuhet mes tjerash në njoftim.

Komunikata:

Komunikatë për Media

Prishtinë, 26.02.2026                                   

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ndalon importin e 21,280 kg koncentrat për pije me afat të skaduar

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, njofton se ka refuzuar importin e një sasie prej 21,280 kg koncentrat pije (lëng portokalli – 65 përzierje aseptike konvencionale), i cili ishte eksportuar nga kompania ProdalimBV, me seli në Vierhavensstraat 30, 3029 BE, Rotterdam, Holandë, dhe importuar në Kosovë nga Laberion SH.P.K., 32 Llapi Street, Podujevë.

Pas kontrollit të dokumentacionit dhe inspektimit fizik të mallit nga Inspektorati Fito Sanitar, është konstatuar se koncentrati për pije kishte afat të skaduar dhe, si pasojë, është ndaluar hyrja e tij në Republikën e Kosovës. Ky vendim është marrë në përputhje me legjislacionin në fuqi për sigurinë ushqimore, i cili përcakton se produktet me afat të skaduar paraqesin rrezikshmëri të lartë për konsumatorët, dhe si të tillë, ato nuk lejohen të hyjnë në territorin e Kosovës.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përmes Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, mbetet e përkushtuar në monitorimin e vazhdueshëm të zinxhirit ushqimor, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit publik në Kosovë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement