AUV-ja sekuestroi kikirikë dhe arra në rajonin e Shkupit - Gazeta Express
string(56) "auv-ja-sekuestroi-kikirike-dhe-arra-ne-rajonin-e-shkupit"

Maqedoni

Gazeta Express

06/11/2025 15:08

AUV-ja sekuestroi kikirikë dhe arra në rajonin e Shkupit

Maqedoni

Gazeta Express

06/11/2025 15:08

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) ka sekuestruar ushqim të pasigurt me origjinë të panjohur në një automjet në zonën Çuçer-Sandevë, përcjell TV21.

Sipas raportimeve, pas marrjes së një njoftimi, me ndërhyrjen e Njësisë për Krime Ekonomike dhe Kompjuterike në SPB Shkup, u krye një inspektim i jashtëzakonshëm i automjetit që transportonte ushqim me origjinë të panjohur. Gjatë kontrollit, u gjetën:

  • 1.060 kilogramë arra të shtypura
  • 581 kilogramë kikirikë të mbështjellë me erëza, pa etiketim dhe pa informacion të nevojshëm për konsumatorët

Në të njëjtën dërgesë u zbuluan edhe 900 kilogramë arra indiane, të deklaruara si duhet.