string(88) "autostrada-prishtine-gjilan-premtimi-i-kurtit-ishte-gabim-haziri-i-reagon-ministrit-aliu"

Lajme

Gazeta Express

03/10/2024 19:20

“Autostrada Prishtinë-Gjilan, premtimi i Kurtit ishte gabim”, Haziri i reagon ministrit Aliu

Lajme

Gazeta Express

03/10/2024 19:20

Nënkryetari i LDK’së,  Lutfi Haziri, i cili ishte edhe kryetar i Gjilanit ka komentuar deklaratën e mbrëmshme të ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, pasi ky i fundit e ka pranuar se premtimi i kryeministrit Albin Kurti për përfundimin e autostradës Prishtinë – Gjilan brenda vitit 2023 ishte bërë bazuar në informacione të gabuara.

Haziri përmes një shkrimi në Facebook tha se përveç kësaj, Aliu duhet ta pranojë se gabim është edhe mospranimi i dështimit në Stadiumin e Qytetit, deshtimi i ndërtimit dhe vonesa e rrugëve regjionale e impiantit për trajtim të ujërave të zeza.

“Duhet ta pranojë se krejt ‘projektet e Lutës’, siç po u referohet ekzekutivi i Gjilanit, u urdhëruan që të ndalen qe tri vite, ndërsa tash, me fillimin e tetorit, pranohen gabimet e vonesat por edhe fillimi i tri projekteve që i lamë të gatshme.

Shantazhi dhe kërcënimi i z.Hyseni ndaj Kuvendit Konunal është mospranim i gabimeve dhe vonesave të tij në dështimet në Gjilan. Anamoravën kjo Qeveri po e deshton me qëllim!”, shkroi Haziri.