Autostrada Durrës–Tiranë vijon të jetë e përmbytur, trafik kilometrik automjetesh - Gazeta Express
string(80) "autostrada-durres-tirane-vijon-te-jete-e-permbytur-trafik-kilometrik-automjetesh"

Lajme

Gazeta Express

06/01/2026 19:34

Autostrada Durrës–Tiranë vijon të jetë e përmbytur, trafik kilometrik automjetesh

Lajme

Gazeta Express

06/01/2026 19:34

Vijon të jetë e përmbytur autostrada Durrës-Tiranë mbrëmjen e së martës duke bllokuar qarkullimin e automjeteve.

Si pasojë, është krijuar trafik i rënduar kilometrik, ku me dhjetëra mjete kanë mbetura në radhë për orë të tëra, raporton “Euronews”.

Durrësi është qyteti më i prekur këtë të martë nga përmbytjet. Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë përmbytje në disa zona të qytetit.

Në një pallat në zonën e portit të Durrësit, niveli i ujit arriti pranë aparateve të energjisë elektrike duke rrezikuar jetën e banorëve. Shumë rrugë u pushtuan nga uji ndërsa makinat e parkuara u përmbytën gjithashtu.

Përmbytje pati edhe në burgun e Durrësit, ku disa qeli u mbushën me ujë. /Klan Kosova

Advertisement
Advertisement
Advertisement