Autoriteti Palestinez kërkon që armëpushimi Iran-Izrael të përfshijë edhe Gazën - Gazeta Express
string(79) "autoriteti-palestinez-kerkon-qe-armepushimi-iran-izrael-te-perfshije-edhe-gazen"

Lajme

Gazeta Express

24/06/2025 14:38

Autoriteti Palestinez kërkon që armëpushimi Iran-Izrael të përfshijë edhe Gazën

Lajme

Gazeta Express

24/06/2025 14:38

Autoriteti Palestinez me seli në Ramallah ka kërkuar që marrëveshja e armëpushimit e shpallur në kuadër të luftës Iran-Izrael të zgjerohet dhe të përfshijë gjithashtu konfliktin që po vazhdon në Rripin e Gazës.

Përmes një deklarate të zyrës së presidentit Mahmoud Abbas, publikuar nga agjencia zyrtare Wafa, presidenca e ka përshëndetur njoftimin e presidentit amerikan Donald Trump për armëpushim, duke kërkuar që marrëveshja të plotësohet me përfshirjen e Rripit të Gazës.

“Presidenca Palestineze përshëndeti njoftimin e presidentit amerikan Donald Trump për një marrëveshje armëpushimi. Kërkojmë që ky hap të plotësohet duke arritur një armëpushim që përfshin edhe Rripin e Gazës.”