Autoritetet serbe e lirojnë ish-deputetin e Kosovës, MPJ: Ka vazhduar rrugën drejt Sllovenisë, bashkësia ndërkombëtare të reagojë - Gazeta Express
string(126) "autoritetet-serbe-e-lirojne-ish-deputetin-e-kosoves-mpj-ka-vazhduar-rrugen-drejt-sllovenise-bashkesia-nderkombetare-te-reagoje"

Lajme

Gazeta Express

26/05/2025 16:44

Autoritetet serbe e lirojnë ish-deputetin e Kosovës, MPJ: Ka vazhduar rrugën drejt Sllovenisë, bashkësia ndërkombëtare të reagojë

Lajme

Gazeta Express

26/05/2025 16:44

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gramos Agusholli është liruar, pasi u ndalua nga autoritetet serbe në pikëkalimin kufitar në Merdarë, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton se ish-deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Gramos Agusholli, i cili ishte ndaluar sot në pikën kufitare në Merdarë nga autoritetet serbe, është liruar dhe ka vazhduar rrugën e tij drejt destinacionit në Slloveni”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

MPJ tha se “do të vazhdojë të përcjellë me vëmendje çdo situatë që cenon të drejtat e qytetarëve të Republikës së Kosovës”.

Ministria e Punëve të Jashtme tha se “i bën thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare të reagojë ndaj Serbisë për ndalimin e praktikave të tilla represive, të cilat bien ndesh me parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement