Autori i Tom dhe Jerry, modernisti i periudhës së artë të animacionit amerikan - Gazeta Express
string(77) "autori-i-tom-dhe-jerry-modernisti-i-periudhes-se-arte-te-animacionit-amerikan"

Autori i Tom dhe Jerry, modernisti i periudhës së artë të animacionit amerikan

Gazeta Express

21/04/2020 22:44

Ishte një nga banorët më të moshuar amerikanë që ka jetuar deri më sot në Pragë. Ndonëse kishte lindur në Chicago të Shteteve të Bashkuara, një takim me gruan e tij të ardhshme, Zdenka Najmanová, do të bëhej përcaktues për fatin e tij jetësor.

Gene Deitch do të vendosej në Pragë prej nga e gjithë veprimtaria e tij prej krijuesi do të bënte emër, edhe si fitues i një çmimi “Oscar” për animacion, ashtu si edhe për regjinë e filmave vizatimorë të Tomit dhe Jerryt, si dhe Popeyet për tregun amerikan. Bashkë me të shoqen ishte pjesëmarrës i rregullt në festivalet çeke të animacionit, ku të dy u nderuan për punën dhe kontributin e tyre në animacionin çek, shkruan sot Koha Ditore.

Lexo Edhe:

Të enjten animatori amerikano-çek ka vdekur në moshën 95-vjeçare. Botuesi i tij çek, Petr Himmel, e ka ndarë lajmin e pikëlluar për “Associated Press” duke konfirmuar se ai ka ndërruar jetë “papritur” mbrëmjen e së enjtes në apartamentin e tij në kryeqytetin çek. Sipas një fqinji të animatorit, shkaku i vdekjes nuk lidhet me koronavirusin.

Edhe të hënën kanë vërshuar mijëra homazhe për yllin e shuar – emri i vërtetë i të cilit ishte Euegene Merrill Deitch

“Ai lulëzoi në animacion, duke e trasuar rrugën e tij në një kohë (vitet ’40 e ’50) kur krijimi i filmave të tillë ishte i kushtueshëm dhe pajisjet të palëvizshme. Në një kohë kur vetë industria (vitet ’60 e ’70) po venitej, Gene ishte mbështetës i palëkundur dhe avokat i zejes”, ka shkruar producenti i animacionit, Jerry Beck.

Duke e përshkruar si entuziast për jetën, artin e muzikën e jazzit, sipas tij, Gene e përvetësonte teknologjinë e fundit nga incizuesit e kasetave në fillim të viteve ’50 deri te interneti në fillim të këtij shekulli.

Një nga postimet e fundit të të ndjerit në Facebook ishte bash për koronavirusin.

Ai kishte shkruar të mërkurën: “Shumica e neve të moshuarve ende po ia dalim të jetojmë në çerekun e parë të këtij shekulli të turbulluar, shpesh i konsideruar të jetë i njëzetenjëti, befasisht jemi të shtrënguar të mendojnë mbi atë çfarë është realiste, jashtë koncepteve të mëparshme komerciale të futuristëve industrialë. Vetëm për një gjë, parashikimi im është se deklarata e radhës për modën do të jetë një ringjallje e maskave mesjetare të fytyrës; këtë herë me kuptime mjekësore duke u ndërthurur me setin e fanellave apo bluzave, rikthimi i xixave floreshente, elektrike, maska fytyre me deklarata muzikore e të pacipa, deklarata të nxehta që migrojnë nga fanellat me gjinj deri te frymëmarrja. Prisni për të! Tragjedia sigurisht mund të monetarizohet!”