Autori i librave të 'Game of Thrones' është vetizoluar në 'Westeros', do ta përfundojë librin e radhës - Gazeta Express
string(97) "autori-i-librave-te-game-of-thrones-eshte-vetizoluar-ne-westeros-do-ta-perfundoje-librin-e-radhes"

Autori i librave të ‘Game of Thrones’ është vetizoluar në ‘Westeros’, do ta përfundojë librin e radhës

Gazeta Express

20/03/2020 14:54

Autori i serisë së librave të ‘Game of Thrones’ më në fund do ta përfundojë librin e gjashtë në vetizolim.

George R.R. Martin, autori i serisë së librave ‘A Song of Ice and Fire’ në të cilat është bazuar edhe seriali i famshëm ‘Game of Thrones’, ka njoftuar se po punon në përfundimin e librit gjashtë të serisë.

Lexo Edhe:

Derisa fansat kanë shprehur shqetësimin se autori 71 vjeçar mund ta pësojë nga koronavirusi dhe të mos mund ta përfundojë librin, ai i ka siguruar se po ndjehet shumë mirë dhe është vetizoluar dhe nuk po takohet me askënd.

Madje, ai ka treguar se më shumë po e kalon kohën në Westeros se në botën reale, duke treguar se po i shfrytëzon ditët në karantinë për të përfunduar librin që e ka filluar para nëntë viteve, “The Winds of Winter”.

Kështu, Martin jo vetëm se është mirë por fansat, më në fund, edhe mund ta kenë librit e parafundit të serisë së ‘A Song of Ice and Fire’, i cili nuk ishte gati për përfundimin e episodave të serialit të HBO dhe shumë ngjarje janë sajuar pasi nuk e kishin librin për skenarin oigjinal nga autori. E nëse izolimi për shkakt të Covid-19 do të zgjasë, ku i dihet, mund ta kemi edhe librin e fundit të paralajmëruar nga autori, “A Dream of Spring”.

Libri i pestë, “A Dance With Dragons” është publikuar në vitin 2011 dhe Martin ka punuar dhe premtuar që do ta përfodojë edhe “The Winds of Winter” vazhdimisht që atëherë./Gazeta Express/