Autori i emisionit "Bujku" lajmërohet nga Klinika e Mushkërive: Për 12 orë vdiqën 2 persona që i kisha në dhomë - Gazeta Express
string(108) "autori-i-emisionit-bujku-lajmerohet-nga-klinika-e-mushkerive-per-12-ore-vdiqen-2-persona-qe-i-kisha-ne-dhome"

Lajme

Gazeta Express

15/04/2021 15:26

Autori i emisionit “Bujku” lajmërohet nga Klinika e Mushkërive: Për 12 orë vdiqën 2 persona që i kisha në dhomë

Lajme

Gazeta Express

15/04/2021 15:26

Gazetari i Radio Televizionit të Kosovës dhe autori i emisionit “Bujku”, Ilir Binakaj, ka publikuar një fotografi të tijën nga spitali i mushkërive ku edhe po trajtohet për t’u shëruar nga COVID-19.

Binakaj ka thënë se ajo që është shqetësuese, është që brenda 12 orëve, dy persona që kanë qenë në dhomë me të, kanë vdekur.

Lexo Edhe:

Ai thotë se virusi nuk duhet injoruar, derisa ka bërë thirrje që situate të tejkalohet me syçeltësi.

“Të nderuar miq,në dhomën ku jam i shtrirë,me 4 shtretër,në Kliniken e Mushkrive,në qark jo më gjatë se 12 orë,ndërruan jetë,dy pacientë.Kjo që u tha,tregon situaten e nderë,në të cilën po kalojmë.Ju lutem,mos e injoroni virusi.Me kujdes e syçeltësi e pa panikë e kalojmë….” , ka shkruar ai.

Ndërkohë numri i vdekjeve nga COVID-19 dhe i rasteve të reja të infektimit mbetet ende i lartë, pavarësisht masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës që drejtohet nga kryeministri Albin Kurti.

Vetëm sot kanë vdekur 17 persona derisa janë regjistruar 599 raste të reja të infektuar me COVID-19. Ndërkohë është raportuar se edhe spitalet janë të mbushura me pacientë të cilët po trajtohen./GazetaExpress/