Nga 6 deri më 8 shkurt mbahet Festivali Poetik i Prishtinës, edicioni II, organizuar nga Portali për Kulturë, Letërsi dhe Art, ObserverKult. Për tri ditë me radhë do të ketë promovime librash, mbrëmje autoriale, debate, dokumentar, video-ese, diskutime dhe orë poetike.
Deri më tani emrat e autorëve pjesëmarrës janë këta: Blerina Rogova-Gaxha, Rita Petro, Dije Demiri Frangu, Ag Apolloni, Ahmet Selmani, Nora Prekazi, Vlora Konushevci, Arbër Selmani, Gëzim Aliu, Halil Matoshi, Shpetim Selmani, Ilire Zajmi etj.
Festivali mbahet në Termokiss.
Më 6 shkurt, fillon nga ora 18:00
Më 7 shkurt fillon nga ora 17:00 dhe
Më 8 shkurt fillon nga ora 18:00.
Festivali mbështetet Nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e Republikës së Kosovës.
/Express