string(69) "automjeti-shkel-kembesoren-ne-prishtine-dergohet-per-ndihme-mjekesore"

Lajme

Gazeta Express

21/09/2023 19:37

Automjeti shkel këmbësoren në Prishtinë, dërgohet për ndihmë mjekësore

Lajme

Gazeta Express

21/09/2023 19:37

Sot rreth orës 15:00 një automjet ka shkelur një këmbësore në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor.

Këto infromacione i dha për Gazetën Express zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës Florie Ahmeti.

“Rreth orës 15:00  kemi pranuar informatën se në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një  këmbësore dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore ka pësuar këmbësorja dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor”, tha ajo për Express.

 Me rastin po merret njësiti i trafikut.