string(92) "automjeti-perplaset-me-motorin-nje-person-perfundon-ne-spital-procedohet-36-vjecari-ne-korce"

Shqiperi

Gazeta Express

21/05/2025 13:44

Automjeti përplaset me motorin, një person përfundon në spital, procedohet 36- vjeçari në Korçë

Shqiperi

Gazeta Express

21/05/2025 13:44

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e djeshme në afërsi të Spitalit Rajonal të Korçës, ku janë përfshirë një automjet dhe një motomjet.

Drejtuesi i motomjetit ka pësuar dëmtime të lehta dhe është transportuar menjëherë në spital. Specialistët Sektorit të Qarkullimit Rrugor informuan se  drejtuesi i automjetit është proceduar penalisht për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Njoftim i Policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin rrugor në lagjen nr. 4 Korçë, si pasojë e të cilit u dëmtua shtetasi J. B., informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. B., 36 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.