Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Berat.
Teksa ishte në parkimin përpara IEVP-së Berat, mjeti ka marrë flakë. Raportohet se ishte në pronësi të gardianit të burgut, Kastriot Metaj.
Metaj e kishte parkuar makinën rreth orës 19:30, kur edhe kishte marrë shërbimin. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, që kanë mundur të lokalizojnë shpejt flakët e zjarrit dhe ta shuajnë atë.
Pas vëzhgimit të kamerave të sigurisë nga forcat e policisë, është konfirmuar se zjarri nuk ka qenë i qëllimshëm por i shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.
Mjeti tip Mercedez Benz ka pësuar dëme të mëdha, motori dhe pjesa e përparme e mjetit është shkrumbuar totalisht./Gazeta Express