Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në vendin e quajtur “ Ura e Sheqit” në Fier.
Nga informacionet paraprake mësohet se një automjet i policisë bashkiake është përplasur me një autobus të linjës Libofshë- Fier. Si pasojë e aksidentit, raportohet se 6 persona kanë mbetur të plagosur lehtë, të cilët janë dërguar drejt spitalit të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore. Paraprakisht dyshohet se autobusi i ka prerë rrugën automjetit të policisë bashkiake dhe për pasojë ka përfunduar në murin rrethues të një ish- kompleksi dyqanesh. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...