Autobusi me turistë nga Shqipëria aksidentohet në Itali, 16 të lënduar - Gazeta Express
string(69) "autobusi-me-turiste-nga-shqiperia-aksidentohet-ne-itali-16-te-lenduar"

Shqiperi

Gazeta Express

20/07/2024 18:02

Autobusi me turistë nga Shqipëria aksidentohet në Itali, 16 të lënduar

Shqiperi

Gazeta Express

20/07/2024 18:02

Një autobus me turistë nga Shqipëria, është përfshirë në një aksident të rëndë rrugor, pasditen e sotme në Catania, Itali.

Sipas medieve italiane nuk dihen ende shkaqet e aksidentit por dyshohet se ka pasur një defekt me frenat.

Nga të dhënat e para bëhet me dije se 16 persona kanë mbetur të lënduar, por fatmirësisht asnjëri nuk është në gjendje të rëndë.