Autobusi i presidentes kroate bën aksident, Kitaroviq takohet me shoferen dhe i ofron makinë të re - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

12/12/2019 20:02

Autobusi i presidentes kroate bën aksident, Kitaroviq takohet me shoferen dhe i ofron makinë të re

Lajme

Gazeta Express

12/12/2019 20:02

Silvija Soldo, makina e së cilës u godit nga një autobus të mërkurën në “Mali Bukovac”, u takua sot me presidenten kroate Kolinda Grabar-Kitaroviq, para se kjo e fundit të nisej për në Karlovac për një tubim parazgjedhor.

Sipas mediave kroate, Soldo tha se presidentja i kishte “kërkuar falje njëqind herë për aksidentin” dhe se ajo ishte penduar për gjithçka që kishte ndodhur.

Grabar-Kitaroviq, siç ka rrëfyer ajo, i tha asaj se do të bënte gjithçka për të ndaluar autobusin nëse ajo do të shihte se çfarë kishte ndodhur, por nuk e vuri re fare se kishte një aksident.

Gjithashtu, presidentja është shprehur e gatshme t’i japë shoferes së dëmtuar një makinë zëvendësuese nëse makina e saj nuk riparohet, pasi ajo ka nevojë për të shkuar në punë.

Ndryshe, gjatë të mërkurës autobusi i kandidates presidenciale Kolinda Grabar-Kitaroviq ishte përfshirë në një aksident të vogël trafiku në Qarkun Krapina-Zagorje.

Shoferja e dëmtuar Sylvia Soldo ka thënë se aksidenti kishte ndodhur në një “rrugë të ndërlikuar dhe mjaft të ngushtë”.