Autobusi bie nga ura, 10 persona humbin jetën, 55 të tjerë plagosen - Gazeta Express
string(65) "autobusi-bie-nga-ura-10-persona-humbin-jeten-55-te-tjere-plagosen"

Autobusi bie nga ura, 10 persona humbin jetën, 55 të tjerë plagosen

Shqiperi

Gazeta Express

30/05/2023 17:26

Një autobusi që po transportonte pelegrinët hindu në një faltore në Kashmirin, është rrëzuar nga ura në një grykë Himalaje.

10 persona kanë vdekur dhe 55 të tjerë janë plagosur në aksident. Sipas policisë autobusi ishte i mbingarkuar.

Lexo Edhe:

Autobusi po udhëtonte nga Amritsar në shtetin verior të Punjabit në drejtim të Katra kur ra në grykën pranë Jammu. Një vinç u përdor për të nxjerrë autobusin e shkatarruar, ndërkohë që dhjetëra njerëz ishin duke e parë.

Pasagjerët po vizitonin faltoren e Vaishno Devi, e cila është shumë e nderuar nga hindusët dhe qindra mijëra njerëz e vizitojnë çdo vit. Oficeri i policisë Chandan Kohli tha se të vdekurit ishin nga shteti Bihar i Indisë, por  emrat nuk janë bërë ende publike.