Austria konfirmon mbështetjen për Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave - Gazeta Express

Austria konfirmon mbështetjen për Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave

Lajme

Gazeta Express

30/11/2021 11:59

Ambasadori Christoph Weidinger ia ka rikonfirmuar kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca,  mbështetjen e Austrisë për liberalizmin dhe për integrimet euro-atlantike, shkruan Gazeta Express.

Kjo është bërë e ditur në një njoftim për media nga Zyra e Konjufcës.

Lexo Edhe:

Në takim u fol edhe për procesin e dialogut me Serbinë, përderisa kryetari Konjufca përsëriti qëndrimin se marrëveshja gjithëpërfshirëse duhet të rezultojë me njohje reciproke.​

Njoftimi i plotë:

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Ëeidinger, me të cilin bisedoi për fuqizimin e mëtejmë të partneritetit ndërmjet dy vendeve tona mike dhe çështje të tjera me interes të përbashkët.

Kryetari Konjufca e falënderoi ambasadorin Ëeidinger për përkrahjen e vazhdueshme të shtetit austriak ndaj shtetit tonë.

Kreu i Kuvendit, ndër të tjera, tha se Austria mbetet partner i rëndësishëm për Kosovën dhe shprehu gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit në projekte të përbashkëta siç është projekti DEMOS, si dhe në sferën e legjislativit dhe të diplomacisë parlamentare.

Ambasadori Ëeidinger, duke e vlerësuar shumë të rëndësishëm  partneritetin e ndërsjellë, konfirmoi edhe njëherë mbështetjen e Austrisë për Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave dhe integrimet euro-atlantike.

Në takim u fol edhe për procesin e dialogut me Serbinë, përderisa kryetari Konjufca përsëriti qëndrimin se marrëveshja gjithëpërfshirëse duhet të rezultojë me njohje reciproke.​