Austri, vetëm një fjalë shmang gabimin e madh në buxhetin e vendit - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

29/05/2020 21:56

Austri, vetëm një fjalë shmang gabimin e madh në buxhetin e vendit

Lajme

Gazeta Express

29/05/2020 21:56

Një deputet i opozitës austriake shpëtoi vendin nga tkurrja e buxhetit kombëtar në vetëm 102 000 euro duke theksuar se pas kësaj shifre mungonte fjala “milionë”, pak para votimit të një projektligji për buxhetin e vendit.

Ligji i korrigjuar u miratua sot duke lejuar qeverinë që këtë vit të shpenzojë 102 miliardë euro.

”Nëse projektligji do të ishte miratuar në formën origjinale, republika do të ballafaqohej me një paaftësi teknike paguese”, deklaroi Jan Krainer, social-demokrati që zbuloi gabimin.

Opozita kritikoi gjithashtu ministrin konservator të Financave, Gernot Bluemel për paraqitjen e një plani buxheti me shifra të llogaritura para krizës së koronavirusit, që nuk pasqyrojnë rënien e pritshme të të ardhurave.