Australianët nuk duan që çokollatat e tyre të preferuara të prodhohen në Kinë e Egjipt - Gazeta Express
string(86) "australianet-nuk-duan-qe-cokollatat-e-tyre-te-preferuara-te-prodhohen-ne-kine-e-egjipt"

Australianët nuk duan që çokollatat e tyre të preferuara të prodhohen në Kinë e Egjipt

Gazeta Express

01/06/2020 11:32

Shumë australianë janë të pakënaqur me gjigantin e çokollatave, Mars, pasi zbuluan se disa prej çokollatave të tyre të preferuara tashmë po prodhohen jashtë vendit, përfshirë Kinën dhe Egjiptin.

Mars është prodhuesi i dytë më i madh i çokollatës në Australi dhe prodhon brende të njohura si M&M’s dhe Snickers për më shumë se 40 vjet, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Megjithatë, sipas një hulumtimi, disa prej produkteve tashmë po prodhohen në Kinë, Egjipt dhe Holandë, ndërsa në disa produkte tjera nuk shkruhet fare vendi i prodhimit.

Çokollata Twix për tregun australian është duke u prodhuar në Egjipt, ku kompania i ka investuar 83 milionë dollarë për hapjen e një fabrike.

Nuk dihet se para sa kohësh ka filluar prodhimi i këtyre çokollatave jashtë vendit, por konsumatorët kanë thënë se ato nuk e kanë më shijen origjinale.

Kompania ka filluar të prodhojë edhe çokollata Snickers në Kinë përderisa në fabrikën australiane është duke u bërë një investim.

Sidoqoftë, prodhuesi ka konfirmuar përmes një deklarate se prodhimi i çokollatave Twix dhe Bounty është zhvendosur në mënyrë të përhershme jashtë vendit.