Australia shënon rekord të numrit ditor të viktimave të Covid-19 - Gazeta Express
string(64) "australia-shenon-rekord-te-numrit-ditor-te-viktimave-te-covid-19"

Australia shënon rekord të numrit ditor të viktimave të Covid-19

Gazeta Express

10/08/2020 9:33

Australia i ka raportuar 19 viktima të reja të koronavirusit, që është shifra më e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë.

Vdekjet e reja u regjistruan të hënën në rajonin Viktoria, që është bërë epiqendra e përhapjes së koronavirusit në Australi, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Viktoria tashmë i ka regjistruar rreth dy të tretat e shifrës së përgjithshme prej 314 viktimave të koronavirusit dhe rreth 21,400 personave të infektuar në Australi.

Megjithatë, numri i rasteve ditore të infektimeve ka rënë ditëve të fundit, duke ngjallur shpresë se masat e rrepta të izolimit në qytetin Melbourne janë duke funksionuar.

Viktoria i regjistroi 322 raste të reja të hënën, shumë më pak se 725 rastet e shënuara pesë ditë më parë. Rajonet e tjera raportuan zero ose numër të vogël të rasteve.

Kryeministri rajonal i Viktorias, Daniel Andrews, tha se është shumë herët për të thënë nëse masat kufizuese, të cilat u vendosën muajin e kaluar, kanë ndikuar në uljen e numrit të rasteve.