Australia krijon horoskop të rremë për t’i dekurajuar të huajt nga azili - Gazeta Express
string(71) "australia-krijon-horoskop-te-rreme-per-ti-dekurajuar-te-huajt-nga-azili"

Gazeta Express

18/12/2019 9:24

Australia krijon horoskop të rremë për t’i dekurajuar të huajt nga azili

Gazeta Express

18/12/2019 9:24

Departamenti i Punëve të Brendshme në Australi ka krijuar horoskop të rremë si pjesë e fushatës për dekurajimin e banorëve të Sri-Lankës në mënyrë që ata të mos shkojnë në Australi me barka dhe të mos kërkojnë azil në këtë shtet.

Në materialin e kësaj fushate, i cili është shkruar në gjuhën angleze, parashikohen ngjarje të ndryshme negative për secilën shenjë të horoskopit, nëse personat që i kanë ato shenja në horoskop përpiqen që të udhëtojnë drejt Australisë në mënyrë ilegale.

Në horoskopin e rremë thuhet se azilkërkuesit ilegalë do të përballen me probleme familjare, turpërim dhe do të kenë borxhe të përjetshme.

Gjuha e drejtpërdrejtë e kësaj reklame duket se është krijuar për shkak të prirjes së banorëve të Sri-Lankës që t’i besojnë parashikimit të horoskopit.

Qeveria australiane kanë realizuar fushata ndërkombëtare kundër imigrimit në disa shtete, të cilat janë burime kryesore të azilkërkuesve. Në mesin e materialeve të përdorura në këto fushata përfshihen publikimet në internet, posterët dhe tregimet me ilustrime.

Në tekstin e njërës prej shenjave të horoskopit thuhet se trafikuesit do t’ua marrin paratë imigrantëve dhe ata do të kthehen në Sri-Lankë pa asgjë, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.