Aurela Hoxha shkëlqen me fustan transparent në Festivalin e Filmit në Venecia - Gazeta Express

Rozë

Gazeta Express

11/09/2021 19:18

Aurela Hoxha shkëlqen me fustan transparent në Festivalin e Filmit në Venecia

Rozë

Gazeta Express

11/09/2021 19:18

Modelja e njohur shqiptare, Aurela Hoxha, nuk ka munguar as këtë vit në Festivalin e Filmit në Venecia.

Bukuroshja, e cila jeton dhe vepron në Spanjë, ka bërë paraqitjen në natën përmbyllëse të këtij evenimenti madhështor.

Lexo Edhe:

Ajo thekson se është e lumtur për rikthimin, gjersa ka ndarë disa fotografi duke prezantuar ‘look’-un përpara kalimit në tapetin e kuq.

Për mbrëmjen e veçantë, Aurela ka zgjedhur një fustan transparent të argjendtë të kombinuar me ngjyrë vjollcë me dekolte të hapur.

“E lumtur që të jem sërish. Festivali i Filmit në Venecia 2021. Përpara tapetit të kuq. Faleminderit”, tha ajo.

Biondja po ashtu nuk ka hezituar t’i vë në pah linjat trupore pak muaj pas lindjes, për të cilat po merr komplimente të vazhdueshme.

E njëjta konfirmoi se është bërë nënë për herë të parë në fund të muajit korrik, e një djali të quajtur, Alaron.