SPAK ka vendosur të mos fillojë hetimet për kallëzimin e kandidatit të PD-së, Aulon Kalaja, i cili dy javë më parë denoncoi KAS-in për shpërdorim detyre lidhur me rinumërimin e pjesshëm të kutive në Durrës.
Po ashtu, Prokuroria e Posaçme ka vendosur moskompetencën për veprën e falsifikimit të rezultatit zgjedhor, duke e kaluar çështjen për hetime të mëtejshme në Prokurorinë e Durrësit. Sipas hetimeve, janë vënë re ndryshime në numërimin e votave për kandidatët e PD-së.