Audio regjistrimi i Artan Lames me legalizimet, Meta: Drejtësia të zgjohet dhe të nisë hetimet për këtë skandal të rëndë - Gazeta Express
string(118) "audio-regjistrimi-i-artan-lames-me-legalizimet-meta-drejtesia-te-zgjohet-dhe-te-nise-hetimet-per-kete-skandal-te-rende"

Audio regjistrimi i Artan Lames me legalizimet, Meta: Drejtësia të zgjohet dhe të nisë hetimet për këtë skandal të rëndë

Shqiperi

Gazeta Express

20/04/2021 15:45

Pas audio regjistrimit të publikuar nga gazetari Artan Hoxha, ku kreu i Kadastrës Artan Lame u bënë thirrje vartësve të tij që të bënin kujdes me legalizimet dhe disa dosje ti zvarrisnin në mënyrë që qytetarët të mos ktheheshin kundër qeverisë, presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar menjëherë.

Sipas Metës, ky është një audio regjistrim tronditës. Sipas tij kjo provon se për “Rilindjen” shqiptarët janë “mish për top”, ndërsa zyrat e shtetit, që paguhen me taksat tona, janë kthyer në strofulla të fuksave, banditëve, të korruptuarve, shkelësve të ligjit dhe “taksidarëve” të biznesit kriminal të votës.

Lexo Edhe:

Me tej Meta shkruan se pret nga Drejtësia të zgjohet dhe të nisë menjëherë hetimet për këtë skandal të rëndë, që meriton ndëshkim.

“I bëj thirrje Policisë së Shtetit, të bëjë kujdes dhe të ndalë përpjekjet për manipulimin e provave të flagrancës të krimit zgjedhor. Mos e detyroni popullin të arrestojë të paudhët!” shkruan Meta.

Postimi i plotë:

Një audio-përgjim tronditës, që provon se për “Rilindjen” shqiptarët janë “mish për top”, ndërsa zyrat e shtetit, që paguhen me taksat tona, janë kthyer në strofulla të fuksave, banditëve, të korruptuarve, shkelësve të ligjit dhe “taksidarëve” të biznesit kriminal të votës.

Pres nga Drejtësia të zgjohet dhe të nisë menjëherë hetimet për këtë skandal të rëndë, që meriton ndëshkim.

I bëj thirrje Policisë së Shtetit, të bëjë kujdes dhe të ndalë përpjekjet për manipulimin e provave të flagrancës të krimit zgjedhor.

Mos e detyroni popullin të arrestojë të paudhët!