Audi e rivalizon BMW me këtë model të ri - Gazeta Express
string(40) "audi-e-rivalizon-bmw-me-kete-model-te-ri"

Gazeta Express

21/04/2020 23:03

Audi e rivalizon BMW me këtë model të ri

Gazeta Express

21/04/2020 23:03

Audi ka zbuluar një A3 saloon të ri, i dyti model në formën saloon i A3-shit, i cili rivalizon direkt Mercedes A-Class Saloon e BMW seria 2 Gran Coupe

Ndryshe nga modeli paraprak A3 Saloon, ky model katër dyersh është më i gjatë për 40mm, 22 më i gjerë e 10mm më i lartë, transmeton KOHA.

Lexo Edhe:

Nga brenda, Audi A3 Saloon i ri ka një ekran 10.25 inç që tregon shpejtësinë, rrotullimet e motorit e gjëra të ngjashme.

Audi ka konfirmuar dy motorët që do të ofrohen me të, njëri me naftë e tjetri me benzinë.

Motori me benzinë 35 TFSI është 1.5 litërsh me katër cilinda turbocharged që prodhon 148 kuajfuqi.

Ai me naftë, 2.0 litërsh TDI gjithashtu prodhon 148 kuajfuqi.