Aubameyang, në radar të Interit - Gazeta Express
string(30) "aubameyang-ne-radar-te-interit"

Aubameyang, në radar të Interit

Gazeta Express

07/04/2020 15:40

Sulmuesi gabonez pritet të largohet nga Arsenali gjatë verës dhe karrierën mund ta vazhdojë në Serie A

Pierre-Emerick Aubameyang është bërë objektiv i Interit.

Lexo Edhe:

Trajneri Antonio Conte duket se është i vendosur për ta sjellë në Itali sulmuesin e Arsenalit, shkruan e përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport”, përcjell Gazeta Express.

Futbollisti gabonez ka kontratë edhe një vit me “Gunners” dhe nëse nuk e vazhdon atë, mund të largohet qysh këtë verë.

Aubameyang nuk e ka ndërmend të qëndrojë më në “Emirates Stadium” pasi është në kërkim të një eksperience të re.

Krahas Interit, flitet se interesim për Aubameyangun ka shfaqur edhe Barcelona.

Futbollisti e do një klub ku do të mund të fitonte trofe, pasi një mundësi të tillë nuk po ia ofron Arsenali. /Gazeta Express/