Aubameyang, i pavendosur për të ardhmen - Gazeta Express
string(38) "aubameyang-i-pavendosur-per-te-ardhmen"

Aubameyang, i pavendosur për të ardhmen

Gazeta Express

02/07/2020 16:31

Sulmuesi gabonez nuk ka vendosur ende nëse do ta vazhdojë apo jo kontratën me Arsenalin

Pierre-Emerick Aubameyang e pranon se nuk ka vendosur ende nëse do ta vazhdojë qëndrimin në Arsenal apo jo, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Sulmuesi gabonez shkëlqeu në fitoren e “Topçinjve” ndaj Norëichit mbrëmë duke i realizuar dy gola dhe duke asistuar në golin e Granit Xhakës.

Trajneri Mikel Arteta është i vendosur për ta mbajtur atë në ekip sa më gjatë të jetë e mundur.

Por, ish-futbollisti i Milanit dhe Borussia Dortmundit nuk e di nëse do ta vazhdojë apo jo kontratën.

Sulmuesi i rrezikshëm i ka realizuar 19 gola këtë sezon dhe po shfaq formë të jashtëzakonshme.

Ëndërr e tij e kamotshme është transferimi në Real Madrid, ndërsa spekulohej për një interesim edhe nga ana e Barcelonës për të. /Gazeta Express/