Aubameyang e la përkohësisht ndeshjen e Arsenalit për të shkuar në tualet - Gazeta Express
string(73) "aubameyang-e-la-perkohesisht-ndeshjen-e-arsenalit-per-te-shkuar-ne-tualet"

Aubameyang e la përkohësisht ndeshjen e Arsenalit për të shkuar në tualet

Gazeta Express

06/12/2019 11:55

Pierre-Emerick Aubameyang u largua përkohësisht nga fusha e lojës në stadiumin “Emirates”, gjatë kohës kur Arsenali po tentonte ta barazonte rezultatin e ndeshjes kundër Brightonit, pasi që kishte nevojë të shkonte në tualet.

Kapiteni i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang u zhduk për disa minuta dje nga fusha në “Emirates”, pasi që shkoi në tunel. Kjo i la tifozët duke menduar se pse e kishte bërë këtë gjë ai, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Trajneri i përkohshëm i Arsenalit Freddie Ljunberg, i cili e mban këtë post pas shkarkimit të Unai Emeryt, e konfirmoi pas ndeshjes se Aubameyangu kishte nevojë të shkonte në tualet.

“Unë në fakt as nuk e vërejta që ishte larguar, unë vetëm e pashë kur u kthye në fushë pasi që kishte qenë jashtë saj për rreth dy minuta”, tha Ljunberg, në një intervistë të dhënë për The Sun.

Adam Webster ia dha Brightonit epërsinë në pjesën e parë në Emirates dhe, përkundër që Alexandre Lacazette arriti ta barazojë rezultatin në pjesën e dytë, një gol i shënuar me kokë nga Neal Maupay afër fundit të ndeshjes ia dha mysafirëve tri pikët e ndeshjes, transmeton Gazeta Express.

Lacazette i ka shënuar të pestat gola të tij në këtë sezon të Premierligës në stadiumin Emirates. I vetmi lojtar që ka shënuar më shumë gola këtë sezon në shtëpinë e vet është Mohamed Salahu i Liverpoolit, me gjashtë gola në Anfield.

Megjithatë, goli i francezit, në paraqitjen e tij të 100-të për Arsenalit, nuk ishte e mjaftueshme për t’iu shmangur disfatës  për Arsenalin e Freddie Ljunberg, i cili e drejtoi skuadrën e Arsenalit për herë të parë si trajner i përkohshëm, pas shkarkimit të Unai Emeryt.

Kjo bën që klubi londinez të mos ketë fituar ndeshje që nga ajo e 24 tetorit kundër Vitoria Guimaraes në kuadër të Ligës së Evropës, që përfundoi me rezultat 3:2.

Kjo është ecuria e tyre pa fitore më e keqe që nga marsi i vitit 1977, kur Arsenali s’arriti fitore në dhjetë ndeshje radhazi. Ata gjithashtu s’kanë fituar në shtëpi që katër ndeshje të Premierligës, që është ecuria më e keqe që nga viti 1995. /Gazeta Express/
FIBA shpërblen FBK-në për punën me të rinjtë