Adelina Ismaili di të befasojë gjithmonë. Pas performancës spektakolare ku ndezi publikun e Alba Festival në Zvicër me hitet e vjetra, diva e muzikës shqiptare nxori një projekt të ri e tejet unik.
Pesë këngë njëherësh në EP-in që e titulloi ‘’Grua’’ të publikuara me videoklipe.
Këngët vijnë dedikim për gratë, ato që siç i ka përshkruar edhe vet Adelina, filluan revolucionin në vendin tonë.
‘’Pesë këngë kushtuar atyre që filluan revolucionin e fundit në Kosovë. Grave e vajzave që guxojnë t’i thonë Stop dhunës, e të braktisin burra të ligë. Për herë të parë në historinë e vendit tim, gruaja po tregon që din e mundet vet. Ju jeni forca. Ju jeni inspirimi. Ju jeni liria. Projekti GRUA është tingulli i krenarisë për secilën nga ju’’, janë fjalët e artistes për projektin.
Dhurata dhe befasia e këndshme për publikun e saj besnik erdhi pikërisht në 40-vjetorin e karrierës së saj tejet të suksesshme.
‘’Grua’’, ‘’Bajat’’, ‘’Baju’’, ‘’A je ti’’, ‘’Vet kom vendos’’ dhe ‘’Liria është femër’’, janë titujt e këngëve që brenda vetes duke filluar që nga emërimi i tyre bartin mesazhe force e krenarie.
Krahas këngëve e teksteve, paraqitjes të kuruar deri në detajin e fundi, Adelina në këtë projekt dëshmoi edhe njëherë edhe talentin e saj në aktrim, fushë në të cilën publiku nuk e ka parë prej kohësh.
NJOFTIM PËR TË GJITHË KREDITORËT DHE PRONARËT E NDËRMARRJEVE TË VENDOSURA NË PROCESIN E LIKUIDIMIT NGA AGJENCIA KOSOVARE E...