Astrologia Meri Shehu paralajmëron këtë shenjë: Kujdes... - Gazeta Express
string(52) "atrologja-meri-shehu-paralajmeron-kete-shenje-kujdes"

Gazeta Express

09/12/2019 13:24

Astrologia Meri Shehu paralajmëron këtë shenjë: Kujdes…

Gazeta Express

09/12/2019 13:24

Astrologia Meri Shehu ka bërë parashikimin astrologjik për ditën e sotme dhe tregon që mesazhi që Mërkuri la në Akrep është që duhet të fillojmë nga niveli zero dhe duhet të bëjmë plane të reja zhvillime të reja të rilindim.

‘Mërkuri që nga data 3 Tetor ka qëndruar ne Akrep dhe sot futet në Shigjetar. Gjatë qëndrimit të tij në Akrep nxori në dritë situatat  të fshehta, shumë agoni dhe lëvizje të nëndheshme. Mesazhi që la Mërkuri në Akrep është që duhet të fillojmë nga niveli zero.Të bëjmë plane të reja, zhvillime të reja, të Rilindim.Tani do ndryshojmë këndvështrim dhe në mendimet tona dhe do futet përsëri dritë’ ka shkruar astrologia Meri Shehu.

Lexo Edhe:

Dashi

Sot do lini mbrapa një periudhe pak të vështirë për takimet dhe punët e fshehta apo marrëveshjet. Tashmë ju hapet mundësia për udhëtime dhe kontakte me jashtë.

Demi

Një çështje ekonomike çlirohet duke ju dhënë një mundësi t’ja filloni nga e para në cështjet ekonomike pas nje bllokimi apo pezullimi në bashkëpunime

Binjaket

Mërkuri përball shenjës tuaj do afroj me shumë mundësi kontakte dhe takime duke ju futur në një fazë fillesh të reja në fushën e bashkëpunimeve

Gaforrja

Mërkuri në Shigjetar për ju do të thotë shumë kontakte udhëtime dhe biseda në përditshmërinë tuaj. Fillim i ri i një pune apo veprimtarie

Luani

Në këtë fillim jave do bëheni gati për te nxjerre ne pah talentet apo aftesite tuaja krijuese Do keni njohje të reja ne jetën personale dhe fillime të reja në dashuri

Virgjëresha

Për ju ky fillim jave tregon nevojën për t’ja filluar nga e para në çeshtje planesh që kanë të bëjnë me shtëpinë, ndërtime apo zhvendosje nga një vend ne një vend tjeter

Peshorja

Do keni shumë lajme,informacione, kontakte e udhetime. Marrëdhëniet e planet do bëhen më strategjikë dhe më optimiste

Akrepi

Fillon një javë e fuqishme për çështjet tuaja ekonomike. Duhet të filloni nga e para një veprimtari që e ndryshon filozofinë tuaj të fitimit

Bricjapi

Psikologjikisht do kërkoni të gjeni lirinë dhe hapësirat brenda jush. Duke u marrë me art apo veprimtari që tregojnë sa mundësi shpirtërore keni. Kujdes në çështjet ligjore

Ujori

Jeta juaj sociale do të bëhet shumë e larmishme. Do keni shumë njohje dhe qëllime të reja. Jeta do bëhet më e bukur dhe më erotike e më me flirte.

Peshqit

Do filloni një ngritje përsëri në çështje karriere dhe ndryshime në lidhje me punën dhe vendbanimin. Do merrni parasysh plane për të udhëtuar