Atmosferë zgjedhjesh? Ministrja e Ambientit lajmëron takim me mërgimtarë në pubin e famshëm në Londër - Gazeta Express
string(100) "atmosfere-zgjedhjesh-ministrja-e-ambientit-lajmeron-takim-me-mergimtare-ne-pubin-e-famshem-ne-londer"

Lajme

Gazeta Express

10/03/2026 16:18

Atmosferë zgjedhjesh? Ministrja e Ambientit lajmëron takim me mërgimtarë në pubin e famshëm në Londër

Lajme

Gazeta Express

10/03/2026 16:18

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, i ka ftuar mërgimtarët në Londër për një “takim miqësor” pas tre ditësh.

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje njoftoi në Facebook se do të bashkëbisedojë me mërgimtarë për “zhvillimet politike në Kosovë.

“Të dashur bashkatdhetarë në Londër, Kam kënaqësinë t’ju ftoj në një takim miqësor për bashkëbisedim në lidhje me zhvillimet politike në Kosovë dhe prirotetet tona në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Takimi mbahet të premten më 13 mars, nga ora 19:00 në The Queens Arms Pub Kilburn High Road, NW6 5SE”, shkroi ajo në një postim në Facebook.

Pacolli tha se kjo “ko të jetë një mundësi e mirë për të diskutuar së bashku për sfidat, idetë dhe kontributin që mund të japim të gjithë për vendin tonë”.

Ky aktivitet i Pacollit vjen në kohën kur një dekret i presidentes Vjosa Osmani për ta shpërndarë Kuvendin po shqyrtohet në Gjykatën Kushtetuese me kërkesë të kryeministrit Albin Kurti, i cili e ka konsideron atë vendim si “shkelje të rëndë të rendit kushtetues”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement