Në atmosferë emocionale dhe plot ndjenja, në derbin e madh lokal që po zhvillohet sot mes Gjilanit dhe Dritës nuk munguan momentet prekëse që shkuan përtej futbollit.
Para fillimit të takimit u përkujtua ish-zyrtarja për media e Dritës, Elife Sherifi, si dhe Dreni, djali i gjyqtarit Fatlum Berisha.
Të pranishmit nderuan kujtimin e tyre me respekt të thellë, në një moment që preku të gjithë në stadium.
Ndërkohë, tifozët dhuruan edhe një koreografi mbështetëse për futbollistët e Gjilanit, duke treguar përkrahjen e tyre të vazhdueshme për skuadrën.
