Atletja nga Zelanda e Re me rekord olimpik, katër medalje në katër Olimpiada - Gazeta Express
string(75) "atletja-nga-zelanda-e-re-me-rekord-olimpik-kater-medalje-ne-kater-olimpiada"

Atletja nga Zelanda e Re me rekord olimpik, katër medalje në katër Olimpiada

Sporte tjera

Gazeta Express

01/08/2021 10:45

Atletja nga Zelanda e Re, Valerie Adams ka vendosur rekord të ri olimpik.

Ajo është bërë sportistja e parë që arrin medalje olimpike në katër olimpiada radhazi, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Garuesja nga Zelanda e Re arriti të fitojë sot medaljen e bronztë në disiplinën e hedhjes së gjyles, me hedhje 19.62 metra.

Fillimisht ajo fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Pekin 2008”, katër vite më vonë fitoi sërish të artën në “Londra 2012”, të argjendën e fitoi në “Rio 2016”, ndërsa tani fitoi të bronztën në “Tokyo 2020” duke shkruar histori.