Atletico Madridi raportohet se është dorëzuar nga gara për transferimin e Edinson Cavanit – për të cilin janë interesuar edhe Interi dhe Roma – pasi që raportohet se madrilenët e preferojmë Arkadiusz Milikun.
Atletico Madridi ka qenë i përfolur për një transferim potencial të sulmuesit uruguaian Edinson Cavani gjatë vitit të fundit, dhe ata kishin qenë afër të arrinin marrëveshje me Paris Saint-Germainin për transferimin e tij në janar, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, transferimi dështoi dhe tani gazeta spanjolle AS raporton se klubi spanjoll nuk është më i interesuar ta transferojë Cavanin, të cilit i skadon sot kontrata me PSG-në dhe mund të shkojë në cilindo klub si transferim i lirë.
AS raporton se Atletico Madridi preferon ta transferojë Milikun dhe janë të gatshëm t’i ofrojnë atij pagë prej 5 milionë eurosh në sezon.
Gazeta shton se Roma është më së shumti e interesuar për Cavanin dhe është e gatshme ta bëjë 33-vjeçarin lojtarët me pagën më të lartë në klub, ndërsa edhe Interi është ende në garë për të.
Cavani i ishte bashkuar PSG-së nga Napoli në vitin 2013 dhe i ka shënuar 200 gola në 301 ndeshjet e zhvilluara për gjigantin francez, me të cilin i ka fituar gjashtë tituj të Ligue 1. /Gazeta Express/