Atletico merr vendim rreth transferimit të Andy Robertson - Gazeta Express
string(57) "atletico-merr-vendim-rreth-transferimit-te-andy-robertson"

Sport

Gazeta Express

27/06/2025 22:24

Atletico merr vendim rreth transferimit të Andy Robertson

Sport

Gazeta Express

27/06/2025 22:24

Atletico Madrid po planifikon të ndryshojë drejtimin e merkatos në ditët në vijim, pas një zhvillimi të ri nga Liverpool.

Trajneri Diego Simeone është i vendosur të përforcojë skuadrën pas një paraqitjeje zhgënjyese në Kupën e Botës për Klube, ku Atletico u eliminua që në fazën e grupeve në SHBA. Një nga repartet që ka nevojë urgjente për përmirësim është mbrojtja e majtë, me Andy Robertson që ishte për një kohë opsioni kryesor i dëshiruar nga Simeone.

Që në fillim të interesimit për mbrojtësin skocez, Atletico kishte shprehur dëshirën për të realizuar një marrëveshje me kosto të ulët, pasi 31-vjeçari është në vitin e fundit të kontratës me Liverpoolin. Fillimisht u raportua se Liverpool do të pranonte një ofertë rreth 5 milionë paund, më e lirë sesa alternativa tjetër, Lucas Digne i Aston Villas. Por kjo ofertë nuk u pranua nga “Los Rojiblancos”.

Fabrizio Romano, eksperti i merkatos, dha një përditësim në YouTube rreth situatës, duke lënë të kuptohet se durimi në Madrid ka mbaruar, pasi Robertson po e vonon vendimin e tij:

“Nuk presim më që Andy Robertson të kalojë te Atletico Madrid. Ai ishte një kandidat i fortë, pati bisedime konkrete, por lojtari po merrte kohë për të vendosur, edhe nga respekti për Liverpoolin, klubin që e do ende dhe ku është i lidhur me tifozët dhe stafin.
Atletico donte një marrëveshje shumë të lirë ose transferim të lirë, gjë që nuk ishte e mundur.”

Me sa duket, dëshira e Robertson për të qëndruar në Liverpool ka bërë që Simeone të shikojë alternativa të tjera për krahun e majtë të mbrojtjes. Tani për tani, Matteo Ruggeri i Atalantas është shfaqur si opsioni kryesor, me një ofertë të mundshme që pritet muajin e ardhshëm.