Atletico Madridi e kërkon yllin e Bayernit - Gazeta Express
string(42) "atletico-madridi-e-kerkon-yllin-e-bayernit"

Sport

Gazeta Express

30/07/2024 23:42

Atletico Madridi e kërkon yllin e Bayernit

Sport

Gazeta Express

30/07/2024 23:42

Bayerni vazhdon të planifikojë lëvizje të tjera në merkaton e verës në funksion të sezonit të ri. Leon Gortezka është një nga emrat e nxjerrë në shitje e me sa duket për ish-futbollistin e Schalkes nuk mungojnë të interesuarit.

Siç raportojnë njëzëri “Süddeutsche Zeitung” dhe “Bild”, klubi spanjoll, Atlético Madrid, e ka në fokusin e saj 29-vjeçarin.

Përveç “Los Colchoneros”, sipas “SZ”, interes për shërbimet e Gortezkas ka shprehur edhe Napoli. Mesfushori, kontrata e të cilit është e vlefshme deri në vitin 2026, kishte konfirmuar vazhdimisht në të kaluarën e afërt se donte të afirmohej në Mynih.

Sezonin e kaluar, megjithatë, ai shpesh mbeti prapa në hierarki në krahasim me Aleksandar Pavlovicin.

Përveç kësaj, trajneri i kombëtares, Julian Nagelsmann, nuk e thirri në skuadër për Kampionatin Evropian në vendin e tij./GazetaExpress/