string(42) "atletico-madrid-rrit-interesimin-per-milik"

Futboll

Gazeta Express

29/12/2020 19:12

Atletico Madrid rrit interesimin për Milik

Futboll

Gazeta Express

29/12/2020 19:12

Raportet nga Spanja thonë se Atletico Madrid e sheh sulmuesin e Napolit, Arkadiusz Milik si përforcim ideal për zëvendësimin e Diego Costas

Thuhet se Costa është duke shikuar prishjen e kontratës në janar me pajtim të dy anshëm në mënyrë që të rikthehet në Amerikën e Jugut për arsye personale.

Milik shihet si një zgjidhje ideale për zëvendësimin e tij, me AS, Mundo Deportivo dhe Marca që shkruajnë se ata po e kërkojnë polakun.

Milik nuk ka luajtur për Napolin këtë sezon, për shkak se është ngrirë nga skuadra pasi që ai refuzoi të nënshkruajë kontratë të re apo ta kompletojë transferin e tij të Roma.

Kontrata e tij përfundon në qershor të 2021 por ai është i shqetësuar pasi që mund të jetë jashtë edhe për gjashtë muaj të tjerë dhe nuk do të luajë në EURO 2021.

Napoli është duke kërkuar s’paku 15 milionë euro për sulmuesin, një rënie në çmim pasi që për të ata kërkonin 18 milionë në verë. /GazetaExpress/