Atletico Madridi e ka shfrytëzuar motivimin nga fitorja ndaj Real Madridit edhe në Ligën e Kampionëve.
Pas humbjes së dhimbshme në xhiron e parë nga Liverpooli, Atletico fitoi 5-1 ndaj Eintracht Frankfurtit në shtëpi.
Të besuarit e Diego Simeones i nisën golat që në minutën e katërt, kur Giacomo Raspadori e gjeti rrugën e golit në minutën e 4-t.
Në minutën e 33-të, Atletico shënoi përsëri me anë të Robin Le Normand.
Atletico shkoi në pushimin mes pjesëve me epërsi prej tre golave, pasi Antoine Griezmann shënoi për 3-0.
Jonathan Burkardt i Frankfurtit e ngushtëoi epërsinë në minutën e 57-të, mirëpo ajo epërsi u rikthyer në minutën e 70-të kur shënoi Guliano Simeone.
Golin e pestë për “Los Colchoneros” e shënoi Julian Alvarez nga penalltia.
Atletico ka tri pikë nga dy xhirot e para, aq sa ka edhe Frankfurti, i cili e mposhti Galatasarayn 5-1 në xhiron e parë./GazetaExpress/