Atletico Madrid e fiton derbin ndaj Interit - Gazeta Express
string(43) "atletico-madrid-e-fiton-derbin-ndaj-interit"

Futboll

Gazeta Express

26/11/2025 23:10

Atletico Madrid e fiton derbin ndaj Interit

Futboll

Gazeta Express

26/11/2025 23:10

Atletico Madrid ka dalë triumfues në derbi ndaj Interit.

Madrilenët triumfuan ngushtë 2:1 ndaj zikaltërve, në xhiron e pestë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Julian Alvarez kaloi vendasit në epërsi qysh në minutën e nëntë të ndeshjes.

Në pjesën e dytë, Interi e nisi më mirë, duke barazuar rezultatin në minutën e 54-të nëpërmjet Piotr Zielinskit.

Por, Jose Maria Gimenez realizoi në minutën e tretë shtesë për t’ia dhënë fitoren spanjollëve.

Me këtë triumf, Atletico Madrid shkon në kuotën e nëntë pikëve në vendin e 12-të.

Ndërkohë, Interi njoftohet me humbjen e parë në këtë sezon në Ligën e Kampionëve, teksa renditet i katërti me 12 pikë, krahas edhe katër fitoreve tjera.