Atletico ia mësyn Rakiticit - Gazeta Express
string(27) "atletico-ia-mesyn-rakiticit"

Gazeta Express

05/12/2019 18:55

Atletico ia mësyn Rakiticit

Gazeta Express

05/12/2019 18:55

Mesfushori kroat është i pakënaqur dhe pritet të largohet nga Barcelona në afatin kalimtar të janarit. Atë e duan edhe gjigantët e futbollit italian

Ivan Rakitic pritet të largohet nga Barcelona në afatin kalimtar të janarit.

Lexo Edhe:

Mesfushori kroat është i pakënaqur me minutazhin që po i ofrohet në “Camp Nou”, prandaj po e kërkon një eksperiencë të re.

Dhe, mediumi “ESPN” shkruan se interesim për përfaqësuesin kroat së fundmi ka shprehur Atletico Madridi.

Mesfushori kreativ flitej se mund të rikthehet në Sevilla, por atë e duan edhe në Itali, Interi, Milani dhe Juventusi.

Rakitic i ka nisur vetëm dy ndeshje nga fillimi këtë sezon në La Liga me Barçën.

Ai po e kërkon një ekip ku do të mund të luante në vazhdimësi. /Gazeta Express/